Fidanishtja Bytyqi ofron montimin e sistemit të ujitjes pikë – pikë, si dhe instalimin e sistemit të ujitjes sprinkler që sigurojnë ujitje të kontrolluar të ambienteve të rregulluara. Këto sistem të ujitjes përveç që e reduktojnë sasinë e ujit për ujitje, gjithashtu edhe e lehtësojnë procesin e ujitjes.
Sistemi i ujitjes pikë - pikë është një sistem i avancuar i ujitjes i cili përmes instalimit të rrjetit të gypave, valvolave dhe emetueseve të pikave e redukton shpenzimin e ujit duke lëshuar pika uji pranë rrënjës së drurit apo zonën pranë rrënjëve të drurit. Rekomandohet për zona të mbjelluar me shkurre dhe drunj.
Sistem i ujitjes sprinkler vendoset nën dhe para se të mbillet bari dhe gjatë procesit të ujitjes kyçja e ujit krijon shtypje në sistem dhe nxjerr kokat spërkatëse mbi sipërfaqe duke e ujit sipërfaqen përreth. Në momentin e ndërprerjes së ujit bije shtypja në sistem dhe kokat spërkatëse futen prapë në dhe duke mos u vërejt fare në sipërfaqen e gjelbëruar. Për dallim nga sistemi i ujitjes pikë - pikë, sistemi i ujitjes sprinkler është i përshtatshëm për sipërfaqe më të mëdha për ujitjes, sidomos ato të mbuluara me barë. Ka përdorim të gjerë për parqe qyteti, fusha sportive bulevarde etj.
Sistemet e ujitjes të ofruara nga Fidanishtja Bytyqi mund të programohen në atë mënyrë që të aktivizohen automatikisht në kohën të caktuar gjatë ditës. Kompania jonë përdor sistemin automatik Rain Bird i cili mundëson programimin e ujitjes duke e ndarë procesin e ujitjes në katër zona të cilat mund të aktivizohen njëra pas tjetrës, pra në kohë të ndryshme. Kjo mundëson që gjatë ujitjes pompa e përdorur për ujitje të mos ketë nevojë të jetë e kapacitetit të lartë me që nuk duhet ta ujit tërë kopshtin në të njëjtën kohë.
Sistemi ynë i ujitjes mund të programohet që secila zonë e ujitjes të aktivizohet në kohë të caktuar dhe të qëndroj e kyçur për aq kohë sa ne dëshirojmë dhe që sistemi i ujitjes të aktivizohet çdo ditë, apo në ditë të caktuara të javës, dhe ky cikël të përsëritët automatikisht gjatë tërë kohës. Gjithashtu në këtë sistem mund të instalohet senzori i lagështisë i cili nuk do ta lejoj sistemin të kyçet nëse gjatë ditës ka ra shi. Pra ky senzor do të mbroj kopshtin nga ujitja e tepërt.
Si përfundim, me një sistem të ujitjes të instaluar nga Fidanishtja Bytyqi e tëra çka ju duhet të bëni është të siguroni një burim të ujit dhe pastaj të kënaqeni duke shikuar fontanat e vogla të sistemit sprinkler që në kohën e programuar dalin nga bari dhe spërkasin ujë rreth e rrotull. Rekomandohet që ujitja të programohet në kohën e perëndimit të diellit.
Sistemi i Ujitjes Digjital-Bejmë gjithashtu dhe montimin ë sistemit të ujitjes digjital Rain Bird ose dhe lloje tjera më dhe pa Wifi (që komandohet me telefon).
Sistemi i ujitjes pikë - pikë