Këshillime

Ujitja me pika

 

Ujitja me pika përfaqëson mënyrën më të përhapur të ujitjes në serra, perime në fushë të hapur, vreshta dhe pemëtore. Krahasuar me mënyrat tradicionale të ujitjes, ujitja me pika një sërë avantazhesh.
 

Për  me shume shiko linkun: Këshilli Bujqësor - Ujitja me Pika

 

Prodhimi i fidanëve të shartuar


Shartimi i agrumeve bëhet  në vjeshtë dhe në pranverë.  Në këtë kohë, filizat e nënshartesës duhet të kenë trashësinë 7-10 mm (sa trashësia e një lapsi) dhe rritje uniforme. 2-3 javë përpara shartimit bëhet  pastrim i filizit në lartësinë deri 15 cm nga toka.

 

Për  me shume shiko linkun: Këshilli Bujqësor - Fidanet e Shartura 
 

Krasitja afruese apo ricikluese


Kur pema ka formuar plotësisht kurorën, dhe ka hyre ne prodhim te plote, fillon te zvogëlohet rritja e vegjetative e lastarëve skajor, te dobësohen degëzat prodhuese dhe prodhimi te largohet drejt majave, duke zhveshur degët ne brendësi dhe duke larguar degëzat prodhuese  dhe vetë prodhimin nga baza. Për te ripërtërirë vazhduesit e  degëve skeletore dhe te degëzave prodhuese behet krasitja ricikluese ose afruese qe ka për qellim shkurtimin e vazhduesve mbi pjesët mbi tre vjeçare si dhe rrallimin dhe afrimin e degëzave komplekse(te shkurtera dhe torbeste).

Për  me shume shiko linkun: Këshilli Bujqësor - Krasitja 
 
 

Kurorat piramidale të ulta në pemët frutore farore

 

Kjo formë kurore përdoret në blloqet intensive. Ajo zëvendëson format e detyruara palmet e kordon. Është shume më ekonomike, sepse nuk do mbështetje. Piramidat e ulta janë mjaft e përshtatshme për mollën mbi nënshartese M9 dhe M26, dardhën mbi ftoin A dhe G si dhe për kumbullën mbi nënshartese Sent Julien . Kurora është e ulët, me lartësi 1-2m, me bosht qendror  të  qëndrueshëm dhe të kontrollueshëm. Është  e domosdoshme që rritja e një peme të tillë të vogël të kontrollohet. Ky kontroll realizohet  nëpërmjet kombinimit të krasitjes dimërore, krasitjes verore,  futjes së pemës shpejt ne prodhim, largimi sa me herët të thithakëve, ripërtëritjes së degëve prodhuese dhe rrallimit te frutave.

 
Për  me shume shiko linkun: Këshilli Bujqësor – Kurora Piramidale 
Email-i të dërgohet te: *
Your name: *
Emri juaj: *