Pas
një përvojë 14 vjeçare në Gjermani, Fidanishtja Bytyqi filloj prodhimin në
Kosove në vitin 2002. Fillimisht prodhimtaria ka filluar në një hapësire 20 ari
me fidane drunore dhe duke arritur që ti rris kapacitetet prodhuese në disa hektar.
Hapësirat e mbjellura vazhdojnë te rriten për tre hektar ne çdo vit. Veprimtaria jonë kryesisht është e fokusuar në prodhimin e drunjëve dekorues dhe fidaneve frutore.
Në grupin e drunjëve dekorues hyjnë llojet e pishave, selvijave, shkurreve dhe drunjëve gjetherënës dhe halore. Në ketë grup gjithashtu hyjnë shkurret gjetherënëse dhe halore. Në grupin e fidaneve frutore hyjnë molla, kumbulla, dardha, dhe llojet e tjera të fidaneve frutore. Prodhimi kryesisht bëhet sipas kërkesave të klientëve dhe tregut.
Që nga viti 2002 deri në vitin 2007 është marr kryesisht me prodhim, dhe pas vitit 2007 e ka zgjeruar biznesin edhe me shitjen dhe mbjelljen e tyre. Kryesisht përmes projekteve komunale, siç janë rregullimi i shesheve ne Klinë, Skenderaj, Drenas, Mitrovice, një pjesë e konsiderueshme e Prishtinë, Rahovecit, dhe kërkesave te klientëve kryesisht për rregullim parqeve të biznesit dhe oborreve te shtëpive te banimit.
Fidanishtja Bytyqi ka arritur që me një numër të mollës frutore në vitin 2013 të nënshkrua kontrate me Holandë dhe ka eksportuar 32000 fidane molle, kumbulle dhe dardhe në janar dhe për tetor ka kontraktuar edhe 160000 fidane të ngjashme, kurse pritet sipas marrëveshjes të bej kontratë që të prodhohen edhe 360000 fidane për eksport në Holandë.