Fidanishtja Bytyqi ka të punësuar mbi 10 punëtore të angazhuar në sektore të ndryshme, siç janë mirëmbajtja e plantacioneve, prodhimi i fidaneve drunorë dhe frutorë, krasitja dhe shartimi i drunjtëve, transporti i produkteve, mbjellja, rregullimi dhe mirëmbajtja e kopshteve dhe parqeve të rregulluara etj.
Falë
përvojës mbi 20 vjeçare, niveli profesional i punëtorëve është mjaft i lartë në
kultivimin e fidaneve duke filluar nga fara e deri te rritja, shartimi, krasitjen dhe mirëmbajtjen e tyre gjatë kohës sa janë në
plantacion e deri te transporti, mbjellja dhe mirëmbajtja tek klientët. Këtë më
së miri e dëshmojnë projektet serioze që Fidanishtja Bytyqi ka realizuar në
Kosovë, dhe jashtë saj gjatë viteve të fundit.
Struktura Menaxheriale
_______________________________________________
Sherif Bytyqi – Drejtor
Si themeluese i kompanisë, merret me menaxhimin e të gjitha punëve që i përkasin fidanishtes.
Valdet Bytyqi – Udhëheqës i Prodhimit
Udhëheq me të gjitha punët që kanë të bëjnë me plantacionet, duke përfshirë menaxhimin e punëve me punëtorët, mirëmbajtjen e plantacioneve etj.
Behar Gashi – Shef i Administratës
Merret me menaxhimin e punëve administrative.
Kadri Gashi – Kontabilist
Udhëheqë punët e kontabilitetit.