Puna jonë e përkushtuar, toka pjellore e rrafshit të Dukagjinit, dhe uji i pastër i lumit Bistrica që buron nga Bjeshkët e Nemuna janë parametra që garantojnë kualitetin e produkteve. Falë kualitetit të lartë kemi arritur ta zgjërojmë biznesin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Falë këtij kualiteti kemi arritur të eksportojmë drunjë frutorë edhe në Holandë, vend i cili njihet në Europë për kultivimin drunjtëve dekorues. Fakti që biznese Holandeze interesohen për drunjët tanë është një indikacion se kualiteti është i pakontestueshëm.