Plantacionet e Fidanishtes Bytyqi janë te shtrira ne te dy anët e Lumit të Bardhë në fshatrat Poterq dhe Drenoc. Rrafshi i Dugagjinit është i njohur për tokë pjellore që prodhon produkte të kualitetit të lartë. Fale këtyre kushteve tepër të mira ambientale, ujit të bollshëm e të pastër të Lumit të Bardhë, produktet e prodhuar ne këto plantacione ofrojnë një kualitet tepër te lartë të konkurrueshëm edhe në tregun evropian.
Ne fidanishte është i instaluar sistemi pikë-pikë që falë këtij sistemi secilit fidan i ofrohen 6 litra ujë në 24 orë. Rritja e tyre është plotësisht natyrale, pra pa pas nevojë për përdorimin e asnjë lloj herbicidesh apo insekticides.
Plantacion është i ndarë nëpër sektorë të ndryshme varësisht nga llojet e drunjtëve.