Parku i qytetit të Drenasit, një projekt i financuar nga Kuvendi Komuna që ka për qëllim rregullimin e ambientit të qytetit, është gjelbëruar me drunj të kultivuar në plantacionet e Fidanishtës Bytyqi. Pra, 99% e drunjëve të mbjellur në parkun e këtij qyteti, duke filluar në vitin 2008, janë produkte të kompanisë sonë.
Kompania jonë ka bërë mbjelljen e të gjitha llojeve të drunjve dhe selvive në këtë park. Kryesisht janë mbjellë drunjë bliri, frashnje, mështekne, acer platunus, drunj brazilian katalba, drunj japonez me gjethe me ngjyrë të kuqe, lejland jeshil, katalba të egra, dy lloje të pishës, juniperus, trëndafila mimozë me gjysmë hënë, selvia mbretërore përreth fontanës, bredha të argjendtë dhe shumë lloje tjera shkurresh drunore.
Gjithashtu muri brabant është mbjellë për të kufizuar sheshin me zonat e banimit.