Pas një përvojë 14 vjeçare në Gjermani, Fidanishtja Bytyqi
filloj prodhimin në Kosove në vitin 2002. Fillimisht prodhimtaria ka filluar
në një hapësire 20 ari me fidane drunore dhe duke arritur që ti rris
kapacitetet prodhuese në disa hektar. Hapësirat e mbjellura vazhdojnë te rriten
për tre hektar ne çdo vit. Veprimtaria jonë kryesisht është e
fokusuar në prodhimin e drunjëve dekorues dhe fidaneve frutore.
Në grupin e drunjëve dekorues hyjnë llojet e pishave, selvijave, shkurreve dhe drunjëve gjetherënës dhe halore. Në ketë grup gjithashtu hyjnë shkurret gjetherënëse dhe halore. Në grupin e fidaneve frutore hyjnë molla, kumbulla, dardha, dhe llojet e tjera të fidaneve frutore. Prodhimi kryesisht bëhet sipas kërkesave të klientëve dhe tregut.
Që nga viti 2002 deri në vitin 2007 Fidanishtja Bytyqi është marr kryesisht me prodhim e dunjve dekorativ dhe fidaneve frutore, dhe pas vitit 2007 e ka zgjeruar biznesin edhe me shitjen dhe mbjelljen e tyre, kryesisht përmes projekteve komunale, siç janë rregullimi i shesheve ne Klinë, Skenderaj, Drenas, Mitrovice, Prishtinë, Rahovecit, dhe kërkesave te klientëve për rregullimin e parqeve të biznesit dhe oborreve te shtëpive te banimit.
Fidanishtja Bytyqi ka arritur që me një numër të mollës frutore në vitin 2013 të nënshkrua kontrate me Holandë dhe ka eksportuar 32000 fidane molle, kumbulle dhe dardhe në janar dhe për tetor ka kontraktuar edhe 160000 fidane të ngjashme, kurse pritet sipas marrëveshjes të bej kontratë që të prodhohen edhe 360000 fidane për eksport në Holandë.