Fidanishtja Bytyqi ka një përvojë të suksesshme në krijimin e ambienteve të gjelbëruara. Shërbimet që ofrojmë në rregullimin e kopshteve fillojnë me planin dhe dizajnimin e kopshtit për mbjellje duke ofruar opsionin e mbjelljes së drunjëve dekorativ në harmoni me hapësirën e kopshtit që rregullohet dhe në përputhje me standardet për distancën mes drunjte varësisht prej madhësisë dhe llojit të drurit. Pas kësaj faze ofrohet oferta financiare ku do të përfshihet transportimi dhe mbjellja e të gjitha fidaneve dekorative, luleve dhe shkurreve. Mbjellja e fidaneve bëhet gratis.


Numri i drunjtëve dekorativ që ofron Fidanishtja Bytyqi është relativisht i madh. Në grupin e drunjëve që ne ofrojmë hyjnë shumë lloje të drunjëve gjetherënës, drunjëve halor, shkurreve gjetherënëse dhe halore, trëndafilave, barit, etj. Drunjët tanë janë të kultivuar në klimën e Kosovës, andaj edhe e kanë më të lehtë të përshtaten në cilindo vend në Kosovë. Përveç drunjë dekorues ne ofrojmë edhe transportin, mbjelljen dhe krasitjen e tyre duke siguruar që drunjët e ofruar nuk do të dështojnë për shkak të mungesës së transportit dhe mbjelljes adekuate. Ne gjithashtu qëndrojmë në kontakt me klientët tanë duke e përcjell rritjen dhe zhvillimin e drunjte dekorues të ofruar dhe ofruar këshillime për mirëmbajtjen e tyre kurdo që kërkohen ato.


Fidanishtja Bytyqi posedon makinerinë e nevojshme për rregullimin dhe rrafshimin e terrenit, si dhe mbjelljen e barit ku përfshihet frezimi i dheut, hudhja e farës dhe ngjeshja me cilindër. Fidanishtja Bytyqi përveç transporti gjithashtu ofron edhe mbjelljen e drunjte duke hapur gropat dhe vendosur drunjët në përputhje me kriteret e domosdoshme të mbjelljes për secilin lloj të drurit varësisht nga madhësia e tij dhe ambienti në të cilin mbjellet.Ne mund të mbjellim drunjë dekorues në të gjitha stinët e vitit duke ju garantuar se ata nuk do të dështojnë.  Kompania gjithashtu jep garancion për produktet dhe shërbimet e ofruara dhe gjithashtu ofron këshillime për mirëmbajtjen e produkteve të ofruara.


Fidanishtja Bytyqi ofron fidane frutore të të gjitha llojeve te nënshartesës dhe mbishartesës duke ofruar udhëzime për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e tyre. Fidanishtja Bytyqi gjithashtu ofron transportin e tyre duke garantuar që fidanet do të mbesin në gjendje të pa dëmtuar. Ne kultivojmë fidane të mollës, fidane të dardhës, fidane të kumbullës, fidane të pjeshkës dhe fidane të pemëve tjera që tradicionalisht rritën në Kosovë duke ju siguruar klientëve një kualitetit mjaftë të lartë të tyre. Ne vazhdojmë të mbetemi adresa kryesore për fidane frutore në Kosovë.
1 2