Pasioni dhe mishërimi i familjes Bytyqi me natyrën dhe kujdesi për të, kanë rezultuar në krijimin dhe rritjen e Fidanishtës Bytyqi, një biznes mjaft i suksesshëm në Kosovë dhe rajon. Kultivimi i fidaneve dhe shijimi i bukurisë së tyre duke i rritur ato e bënë jetën shumë më të këndshme, andaj një jetë më të këndshme Fidanishtja Bytyqi ka pasion t’ia krijoj klientëve duke iu dhuruar fidane cilësore dhe ndërtuar kopshte të bukura, dhe në këtë mënyrë duke kontribuar edhe në përmirësimin e ambientit në të cilin jetojmë, ambientit ajrin e të cilit e thithim në çdo çast. Rregullimi i ambientit në të cilin jetojmë është një pasqyrë e botës sonë të brendshme dhe kulturës sonë si individ, familje dhe shoqëri.
Puna jonë e përkushtuar, toka pjellore e rrafshit të Dukagjinit, dhe uji i pastër i lumit Bistrica që buron nga Bjeshkët e Nemuna janë parametra që garantojnë kualitetin e produkteve. Falë kualitetit të lartë kemi arritur ta zgjërojmë biznesin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Falë këtij kualiteti kemi arritur të eksportojmë drunjë frutorë edhe në Holandë, vend i cili njihet në Europë për kultivimin e drunjtëve dekorues. Fakti që biznese Holandeze interesohen për drunjët tanë është një indikacion se kualiteti është i pakontestueshëm.
Tradita mbi 20 vjeçar në rregullimin e kopshteve e filluar në Gjermani është një indikator i eksperiencës solide të fillua në një vend me traditë në dekorime kopshtesh. Fidanishtja Bytyqi vazhdon të mbetet një nga ofertat më të mira për rregullimin e kopshteve në rrafshin e Dukagjinit. Kompania jonë ka realizuar rregullime oborresh shtëpish, ambiente restorantesh, dhe parqesh qyteti në të gjithë Kosovë.
Përderisa shumica e bizneseve në Kosovë drunjët dekorues i sjellin nga vendet fqinje, duke i mbajtur ato nëpër vazo dhe mjete transportuese derisa ti shesin, Fidanishtja Bytyqi në sipërfaqen e saj mbi 12 hektarësh bënë kultivimin e tyre duke filluar nga fara. Drunjët tanë janë të rritur në dheun dhe klimën e Kosovës, andaj ata e kanë më të lehtë të ambientohen këtu.
Parku i qytetit të Drenasit, një projekt i financuar nga Kuvendi Komuna që ka pë...
Collection është një restorant modern në Prishtine me gjelbërim të rre...
Fidanishtja Bytyqi ka marrëveshje me Al Petrol prej 2011 për rregullimin e gjelbërimi...
Fidanishtja Bytyqi është përkujdesur për rregullimin e ambientit rreth parkingut...
Oferta fillon prej 25. 02. 2015 dhe skadon pas 2 jave.  Fidanishtja Bytyqi ka zbritje të përkohshme për drunj dekorues Pronus Pisardi, Ginkgo Biloba Mariken, dh...
Zbritje deri në 40%
Fidanishtja Bytyqi ka Ofertë Speciale për sezonin e vjeshtës duke ofruar fidane frutore të mollës dhe dardhës të prodhuara në plan...
Ide për Kopshte