Druri Japonez

Prunus cerasifera 'Pissardii'

 

Është një dru gjetherënës spektakular me gjethe ovale me ngjyrë kumbulle në të kuqe. Mbushet me lule në pranverën e hershme deri në mes të pranverës, të cilat zakonisht janë me ngjyrë vjollce në të kuqe. Lulet përcillem me frute të vogla ngjashëm me kumbullën, por që nuk hahen.

Druri japonez është një dru dekorativ shume i bukur që është i lehtë për ta kultivuar dhe që i përgjigjet çdo kopshti. Është atraktiv gjatë gjithë vitit. Nuk ka limit në rritje, mund të rritet 10 metra i gjatë dhe 10 metra i gjerë, pra kryesisht ka formë rrethore, por për të arritur këtë madhësi i duhen 30-40 vite. Pas 10 vitesh arrin në 5 metra.  Për ta marr formën e mirë nuk ka nevojë të krasitet.

Rritet mirë në diell të drejtpërdrejtë, dhe preferon nivel të mesëm të ujit. Rritet mirë në çfarëdo dheu, por duhet shmangur dheut shumë të lagësht. Toleron edhe temperatura të ulëta.

Email to send to: *
Your name: *
Your e-mail: *