Picea pungens 'Hoopsii'
Si anëtar i familjes së drunjëve halor, pra që qëndrojnë të gjelbër gjatë tërë vitit, është dru dekorues mjaft i popullarizuar, sidomos për dekorime gjatë festave të fund vitit. Gjethet e tij halore kanë ngjyrë të gjelbër në të kaltër-gjelbër, dhe argjendtë në të gjelbër.
Ekzistojnë disa varietet të këtyre bredhave dhe varësisht nga dimensionet mund të ndahen në bredha të vegjël që rriten në formë piramide me një gjerësi deri në 2 metra dhe lartësi deri në 6 metra, si dhe në bredha të mëdhenj që arrijnë lartësi deri në 8 metra dhe gjerësi deri në 4 metra.
Bredhat zakonisht kërkojnë hapësire më të gjerë duke ofruar pamje më të mirë nëse vendosen në mes të kopshtit të mbuluar me barë që kositet rregullisht.
Kushtet ambientale për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre janë ideale në tërë territorin e Kosovës. Ne përgjithësi preferojnë klime jo te ngrohte.
Nuk kanë ndonjë problem serioz me insektet apo sëmundje që i dëmtojnë ata.