Selvia e Artë

Leylandii Castlewellan Gold


Selvia e Artë është një dru halor i pastër me gjethe në të gjelbër të hapur gjatë verës dhe që e ndryshojnë atë nga e gjelbër në të artë gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Është i përshtatshëm për ndërtimin e mureve të bukura apo labirinteve pasi që mund ti epet formë shumë e rregullt. Pra përveç si mur mund të përdoret edhe për pengimin e erës fale dendësisë së kurorës së tij. Konsiderohet si dru për tu fshehur.

Mund te rritet në një lartësi 10 deri 15 metra. Për 10 vite mund të rritet deri në 5 metra.

Përshtatet në çfarëdo lloj dheu. Pra, mund të mbillet kudo pasi që toleron kushtet atmosferike, siç janë  të nxehtit dhe të ftohtit, vendet me lagështi, si dhe qe ekspozim ndaj erërave.  Edhe pse e preferon diellin e plotë mund të rritet edhe në ambiente me diell të pjesshëm.

Preferohet të mbillet në një gropë të gjerë 40 centimetra dhe të thellë 50 – 60 centimetra. Preferohet të mbillen në distancë 45 – 60 centimetra në mes. Të ujitet në gropë dhe të mbahet dheu i lagur derisa druri të stabilizohet. Nëse mbushet gropa me ashkla apo kashtë do të zvogëlohet nevoja për ujitje pasi që do ti ruhet lagështia.

Preferohet të krasitet rregullisht që tu mundësohet degëve të reja që të rriten.

Email-i të dërgohet te: *
Your name: *
Emri juaj: *