Hibiscus (Malvaceae)
Mund të kultivohet si shkurre një vjeçare, apo shumëvjeçare. Është gjetherënës apo që rrinë tërë vitin e gjelbër varësisht nga rajoni ku rritet. Drunjtë hibiskus kanë varietete të ndryshme koloresh të luleve, si të kuqe, bardha, vjollce, portokalli etj.
Shumica e hibiskuseve mund të rritën në tokë apo vazo, por preferojnë klimë tropikale, dhe nuk mund të tolerojnë temperaturë më të ulët se 2 gradë C.
Më së miri zhvillohen në diell të plotë dhe me ujitje të rregullt.
Për ti mbjellur preferohet gropë e thellë sa tufa e rrënjëve, por dy deri tri herë më e gjerë. Gropa fillimisht mbushet me ujë dhe lihet të thithe uji nga dheu. Pastaj vendoset, mbulohen rrënjët dhe ujitet me kujdes që uji ti arrij rrënjët. Hibiskusët kërkojnë një sasi të konsiderueshme ujë çdo javë.