Bari

Festuca glauca

 

Ky lloj bari i njohur edhe si fescu i kaltër është një bimë që hynë në familje e barit poaceae. Glauca mund të arrijë një lartësi 14-18 cm. Jeton më së miri në dhe të kulluar mirë, dhe nuk do të rritet në dhe me shumë lagështi. Mund të rritet edhe në dhe të terur dhe pa shumë minerale, por kërkon ujitje me rregull. Për të arritur shkëlqim të plotë preferohet të mbillet në vend me diell të plotë.

Preferohet për mbulimin e sipërfaqeve, për rregullimin e kopshteve me gurë apo qosheve dhe rreth drunjëve.

Nëse ka shumë fije të vdekura preferohet të krasitet në 40 mm lartësi, dhe gjatë sezonës së dimrit.

Me që nuk jeton gjatë rekomandohet të kultivohen me ndarje ose përmes farave. 

Email-i të dërgohet te: *
Your name: *
Emri juaj: *