Molla e artë

Golden delicious (Malus x domestica)


Është emëruar e artë për shkak të ngjyrës së saj të verdhë-gjelbër në të artë. Është një nga llojet më të popullarizuara të mollës në shekullin e 20-të. Ka një shije shumë të mirë kur kultivohet në shtëpi sepse ato që shiten në shitore zakonisht vjelën të gjelbra dhe lihen të marrin ngjyrën, çka ndikon që edhe të mos e arrijnë shije.

 

Fidanet preferohet të mbillen në dhe të kulluar mirë, në një gropë dy herë më të madhe se rrënjët. Rekomandohet të mbillen në vend ku ka diell të plotë, dhe distanca në mes tyre të mos jetë më e vogël se 10 metra. Të mbillen kah fundi i dimrit kur janë ende në gjendje “të fjetur”.

Të ujiten rregullisht vitin e parë një apo dy herë në javë që dheu të ketë lagështi por të mos jetë i qullur, apo shumë i lagësht. Të krasiten çdo vit në fund të dimrit kur janë ende në “gjendje të fjetur”, pra para se të filloj lulëzimi. Të krasitet deri në 20% e pjesës së rritur një vit më parë. Mund tu rrallohen frutat në një apo dy fruta në një degë në vitin e parë dhe të dytë në mënyrë që ti mundësohet drurit që të zhvilloj rrënjë dhe degë të shëndosha.

Email-i të dërgohet te: *
Your name: *
Emri juaj: *