Jeto me Cilësi
dhe Komoditet
"Kandshëm, si n'shpi!"
Fidanishtja Prime ofron banesa moderne dhe të qëndrueshme në zemër të Gjilanit. Ndërtimi cilësor, dizajni elegant — gjithçka për shtëpinë e ëndrrave tuaja.
Ne Ndërtojmë Shtëpi,
Jo Vetëm Ndërtesa
Fidanishtja Prime është kompania lider në zhvillim të pronave rezidenciale në Gjilan. Prej mbi 9 vitesh, angazhohemi për ndërtimin e banesave cilësore që ofrojnë komoditet, siguri dhe vlerë afatgjatë.
Nga Kontakti tek Çelësat
Tre hapa të thjeshtë që ju çojnë nga interesimi deri tek shtëpia juaj e re.
Telefononi, dërgoni email ose mesazh WhatsApp. Ekipi ynë i përgjigjet brenda 24 orëve.
Vizitoni projektet tona, shikoni planimetritë dhe zgjidhni banesën që i përshtatet nevojave tuaja.
Nënshkruani kontratën, kryeni pagesën sipas planit dhe merrni çelësat e shtëpisë tuaj të re.
Ndërtesat tona Kryesore
Klikoni për ta parë projektin
Standard i lartë në çdo fazë të ndërtimit
Çdo element i ndërtimit zgjidhet me kujdes dhe standardet më të larta — ku mbikëqyrja nga investitorët dhe stafi jonë me inxhinierë dhe arkitektë profesionistë, bëhet ÇDO DITË.
Muratura realizohet me blloka Brickos, material me densitet të lartë dhe izolim akustik superior — komoditet i vërtetë në çdo ambient.
Fasada e ndërtesës mbulohet me izolim 15 cm EPS të klasit A, duke garantuar efiçencë energjitike maksimale dhe reduktim të humbjeve termike.
Dritare REHAU me izolim të avancuar termik dhe akustik, dizajn modern dhe sistem me tre xhama që rrit komoditetin dhe efikasitetin energjetik të banesës.
Gjej Banesën e Duhur për Ty
Nga ato kompakte ideale për çifte të reja deri te penthouse-et ekskluzivist — çdo banesë projektuar me vëmendje ndaj detajeve.
Kliko kartën për planimetritë dhe llojet
Pyetjet e Shpeshta
-
Tek ne pronësia është e përjetshme dhe e definuar qartë me kontratë — jo skemë me afat 99-vjeçar. Ju bëheni pronar i plotë dhe i pakufizuar i njësisë suaj.
-
Po. Kemi bashkëpunim të ngushtë me Raiffeisen Bank, BKT, ProCredit Bank, NLB dhe BPB. Ekipi ynë ju orienton gjatë gjithë procesit të aplikimit për kredi.
-
Po, të gjitha kushtet — çmimet, financimi dhe dokumentacioni — janë plotësisht të njëjta edhe për blerësit nga diaspora. Procedura mund të kryhet edhe nga distanca.
-
Po. Të gjitha objektet e përfunduara pajisen me pranim teknik zyrtar sipas legjislacionit në fuqi. Procesi kryhet brenda afateve të dakorduara me blerësin.
-
Po. Secili objekt pajiset me leje ndërtimore dhe të gjitha lejet përkatëse ligjore para fillimit të ndërtimit. Dokumentacionin mund ta verifikoni me kërkesë.
Na Dërgoni
një Mesazh
Ekipi ynë është i disponueshëm për t'iu ndihmuar me çdo pyetje rreth banesave dhe projekteve tona.









